Historia e Bylis

Parku arkeologjik Bylis ndodhet në krahinën e Mallakastrës, në krahun e majtë të rrugës nacionale Fier – Tepelenë, 1.5 km larg fshatit Hekal. Qyteti antik i Bylisit shtrihet në pllajën e një kodre me lartësi 547 m mbi nivelin e detit, me një pozicion gjeografik mbizotërues dhe mahnitës mbi luginën e lumit Vjosa.

“Bylisi ka qenë qyteti Ilir më i madh në Ilirinë e Jugut, me një sipërfaqe prej 30 ha, brenda së cilës ndodhen monumente të periudhave të ndryshme.

Bylisi është themeluar në vitet 370 – 350 para Krishtit dhe ka qenë kryeqendëra e bashkësisë Byline, pjesë e krahinës së madhe Ilire të Atintanisë, ku përfshiheshin disa qytete të luginës së poshtme dhe të mesme të Aoosit (Vjosës). Në jug të Bylisit ndodhen rrënojat e qytetit të Nikaias (fshatit Klos të sotëm) themeluar në gjysmën e dytë të shek. V p. Kr., ndërsa në perëndim të tij dy qendra të tjera ajo e Gurëzezës në Cakran dhe Margëlliçi në Patos. Në lindje ndodhen rrënojat e dy kështjellave ajo e Rabijes dhe e Kalivaçit të Tepelenës, të cilat shënojnë kufijtë lindor të kësaj bashkësie.”

“Sipas autorit antik Stefan Bizantini, Bylisi ka origjinën legjendare të themelimit të tij nga Neoptolemi, biri i Akilit.

Kjo prejardhje homerike e qyteteve ka qenë një trend për kohën, kjo dëshmohet edhe për Amantët fqinj të Bylinëve, të cilët e lidhnin prejardhjen e tyre nga Abantët Eubeas që u vendosën aty pas luftës së Trojës.
Ndërtimi i Bylisit erdhi si rrjedhojë e zhvillimit të lartë ekonomik të Koinonit Bylinë dhe rreth mesit të shek.III p. Kr. Bylisi mori pamjen e plot të një qyteti me sistem urbanistik Ortogonal ku Agoraja e tij u kompletua me ndërtesat publike si teatri, stoa, stadiumi, gjimnazi, tempujt dhe ndërtesat e tjera përreth tyre.”

Koinoni i Bylinëve preu edhe monedhat e tij prej bronxi, simbolet e të cilave ishin të ndryshme nga ato të Apolonisë.

Monedhat Byline kishin disa simbole si figura e Zeusit në një faqe të monedhës dhe në faqen tjetër një bri të mbushur me fruta rreth të cilit rrotullohej një gjarpër, i cili simbolizonte bririn e bollëkut. Një monedhë tjetër ka në njërën faqe kokën e Neptolemit, themeluesit legjendar të Bylisit.

“Në vitin 314 p. Kr. Bylisi u pushtua nga mbreti maqedon Kasandri, i cili pasi theu ushtrinë e mbretit ilir Glaukia, e pushtoi gjithë trevën bregdetare nga Apolonia  në Dyrrah.

Dy vjet më vonë, Glaukia i rimori territoret nga maqedonasit dhe pasardhësi i tij, mbreti Monun, e vendosi rezidencën e vet në territorin Bylin, në Gurëzezë.

Luftrat romake-maqedonase filluan në 229 p. Kr. dhe vazhduan për 90 vjet ku treva e Bylinëve u bë shesh lufte ndërmjet ushtrive romake dhe atyre maqedonase, të cilat vlerësonin rëndësinë strategjike të kësaj treve për zotërimin e Apolonisë.”

“Në vitin 213 p. Kr. Bylisi u pushtua nga Filipi V i Maqedonisë, i cili e mbajti nën sundimin e tij deri në vitin 198 p. Krishtit, nga ky vit Bylinët fituan autonominë e cila zgjati deri në vitin 167 kur gjithë Iliria ra nën pushtimin Romak dhe perandori August, vendosi në Bylis një koloni veteranësh romak.

Gjatë periudhës së kolonizimit romak, u riparuan e u përforcuan muret rrethues, u rindërtua teatri, stoat dhe u ngritën monumente të tjera, banesa me mozaik, faltore etj.”

“Roli që luante Bylisi, si qendër e rëndësishme ekonomike dhe ushtarake, bëri që ai të zinte vend në hartën e gjeografit aleksandrin të shek II. m. Kr. Ptolemeut, i cili e shënon atë, krahas qyteteve të tjerë të rëndësishëm si: Dyrrahu, Apollonia, Amatia etj.

Në shkrimet antike ai përmendet sërisht në vitin 54 p. Kr. në një letër të Ciceronit dhe në vitin 44 para Krishtit në një fjalim të mbajtur prej tij në Senatin romak, i cili akuzon Brutin se kishte pushtuar Apoloninë, Bylisin dhe Amantian.

Më pas, emri i qytetit shfaqet sërish në burimet antike në shek. V m. Kr., sipas të cilave, në vitin 431 m. Kr. Peshkopi Feliks i Apolonisë dhe i Bylisit mori pjesë në koncilin e Efestit krahas peshkopëve të Dyrrahut e të Shkodrës, si përfaqësues të provincës së Epirit të Ri. “

“Ndërsa në vitin 458 Bylisi kishte peshkopin e vet, gjë që dëshmon se qyteti ishte bërë një nga qendrat peshkopale të Epirit të Ri, krahas Dyrrahut, Apolonisë, Aulonës, Skampinit e Lyhnidit.
Gjatë dyndjeve barbare të Visigotëve në kohën e Teodosit II (408 – 450 m. Kr.) qyteti u shkatërrua dhe gjatë gjysmës së parë të shek. V, u rindërtua dhe u fortifikua sërisht nga Viktorini gjenerali i Justinianit.

Në këtë periudhë u ngritën një numër i madhë kishash, brenda dhe jashtë murit rrethues midis të cilave edhe kompleksi peshkopal.
Në periudhën e sundimit të perandorit Justinian 527 – 565, Bylisi përmendet si një nga qytetet kryesore të Epirit të Ri.
Në vitin 586, si rrjedhojë e dyndjeve sllave, qyteti u rrënua përfundimisht.
Pas këtij shkatërrimi, qendra peshkopale u transferua në Ballsh, ku në mesin e shek VI kishin ndërtuar një bazilikë kristiane. Qendra e re trashëgoi emrin e qytetit të vjetër, i cili gjatë shekujve u trasformua nga Byllis në Ballis e së fundi në Ballsh. Ky emër shpjegohet me fjalën shqipe ball, pra kryevend.”