Rrugët e Besimit
KISHA 'FJETJA E SHËN MËRISË' - POJAN

KISHA 'FJETJA E SHËN MËRISË' - POJAN
Datohet nga fillimi i shekullit të XIII-të. Arkitektura e Kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’ është unike në llojin e vetë në Shqipëri. Ajo dhe manastiri në të cilin ndodhet, janë ndërtuar me elemente arkitektonike të qytetit antik të Apolonisë. Manastiri është ngritur mbi rrënojat e qytetit antik dhe një bazilike paleokristiane të antikitetit të vonë. Planimetria e saj është në formën e kryqit të brendashkruar me kupolë dhe i përket tipit të kishave bizantine. Pjesa e poshtme e saj është ndërtuar me gurë nga teatri i Apolonisë, ndërsa pjesa e sipërme me tulla të suvatuara me një suva të kuqe pas një rikonstruksioni të mëvonshëm.


MANASTIRI I SHËN KOZMAIT - KOLKONDAS
MANASTIRI I SHËN KOZMAIT - KOLKONDAS





MANASTIRI I SHËN MËRISË - ARDENICË

MANASTIRI I SHËN MËRISË - ARDENICË
Kisha qendrore e Shën Mërisë Hyjlindëses, u restaurua në vitin 1743, me kontributin e tregëtarëve voskopojarë. Një nga figurat më të rëndësishme që ka kontribuar në ndërtimin e saj ka qenë igumeni i manastirit Nektor Terpo nga Voskopoja. Manastiri është ndërtuar në formën e një trekëndëshi me sipërfaqe prej 2500 m2. Në qendër ngrihet kisha e Shën Mërisë Hyjëlindëse, e cila rrethohet nga të gjitha anët prej konakëve të murgjëve. Kisha është zbukuruar e gjitha me afreske, vepër e vëllezërve korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, të cilat datojnë në vitin 1744. Midis afreskeve paraqitet Joan Kukuzeli nga Durrësi, muzikant i shquar bizantin i shekullit të XIV-të. Ikonostasi është punuar rreth vitit 1744 nga Kostandin Shpataraku. Ndër ikonat e tij ka qenë edhe një ikonë e Shën Joan Vladimirit, ku paraqitej i pikturuar në miniaturë princi shqiptar Karl Topia.


Kjo ikonë sot ndodhet në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë. Të gjitha punimet në dru të kësaj kishe janë lyer me bojë ari. Në to gjenden mjaft elementë me motive nga bota shtazore dhe bimore, që i radhisin ato ndër punimet më të bukura në dru të këtyre trevave. Në manastir ka funksionuar një shkollë fetare për përgatitjen e klerit ortodoks. Dikur manastiri ka pasur një bibliotekë nga më të pasurat në vend, por në vitin 1932 ajo u dogj tërësisht duke përfshirë edhe dokumentacionin historik dhe objekte të tjera me vlerë. Pas djegies së bibliotekës manastiri nuk ka patur një vëllazëri murgjërore, por aty shërbenin laikë që kujdeseshin për pronat e tyre të shumta. Këtu kanë qenë të internuar Kryepeshkopët e Shqipërisë Kristofor Kisi dhe Irene Banushi (nga Shkodra). Mbas vitit 1967, në manastir u vendos një repart ushtarak i cili i solli shumë dëme. Më vonë manastiri u shpall monument kulture dhe rreth vitit 1978 u hap si qendër e albturizmit. Ai iu kthye zyrtarisht Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të vitit 1996. Distanca e largësisë nga Parku Apolonisë deri tek Manastiri është 25km.
KISHA E SHËN GJERGJIT - LIBOFSH
KISHA E SHËN GJERGJIT - LIBOFSH


KISHA E SHËN KOLLIT – VANAJ
KISHA E SHËN KOLLIT – VANAJ


KISHA E SHËN NIKOLLËS - KURJAN
KISHA E SHËN NIKOLLËS - KURJAN


KISHA E SHËN GJERGJIT - STRUM
KISHA E SHËN GJERGJIT - STRUM
Kisha datohet e ndërtuar në vitin 1782. Këmbanorja ngrihet mbi portën e hyrjes duke krijuar para saj një lloj portiku. Në vitin 1801 është pikturuar nga piktorët Joan dhe Nikolla Çetiri nga Grabova.


Tre faqet e mureve të brendshme janë aktualisht të mbuluar me afreske, ç’ka e bën më interesante këtë kishë për ta vizituar. Ajo është shpallur monument kulture në vitin 1970. Kisha ndodhet 2 km larg rrugës Roskovec–Berat.
MANASTIRI I SHËN MARISË - ZVËRNEC
MANASTIRI I SHËN MARISË - ZVËRNEC

