Programi i Transparencës

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Lista e Shërbimeve* që ofron ZAKPA AB, përfshirë

Mjedisi
Mirëmbajtje të hapësirave publike të Parqeve Arkeologjike Apoloni & Bylis
 
Monumentet
1. Mirëmbajtja dhe ndërhyrja e konservimit & restaurimit
2. Mirëmbajtje të koleksionit të Muzeut Arkeologjik Apoloni
     3. Guida të programuara për grupe mbi 12 vetë
 
Aktivitete kulturore & edukative
*Lëshim dokumentacioni/Leje/Autorizime nga Ministria e Kulturës & ZAKPA AB.
  • Koordinatori/Emri mbiemri: znj. Elona Buzi
  • E-mail: [email protected]
  • Adresa: “Bulevardi Dëshmoret e Kombit” , Nr.1, 1001, Tiranë
  • Orari:  09:00 – 17:00

Formular për kërkim informacioni

Arkivim Fizik & Digjital për 10 vite
Foto
Harta etj.
error: Content is protected !!